Nga Ilir Levonja
Nuk është një PD e reformuar listash. Por është një PD e theksuar si produkt i çadrës. Dhe që ashtu si PS, apo LSI, forcoi autoritetin e kryetarit. Dhe për rrjedhojë dobësimin e demokracisë. Për shkak të mos vendimmarrjes kolegjiale. Mos vendimeve me vote. Por të asaj forme tashmë që ai që vjen në pushtet, ka hallin e vetes se sa të demokracisë brenda partisë. Ndofta është një kulturë politike shqiptare kjo, për shkak se çdo lloj vendimmarrje tek ne do konstestohet.
E ka berë Ilir Meta me kohë. E bëri Edi Rama…., tashmë e vulosi edhe Lulëzim Basha.
Shumë njerëz mendojnë se me largimin e Jozefina Topallit, Majlinda Bregut, Astrit Patozit etj, PD-ja u reformua. Nuk është kështu. Eshtë dëshmia e çadrës që përmendëm më sipër. Nuk është reformim. Të paktën emri që të bie kokës është ai i Sali Berishës. Reformimi fillon kur kultura e re anashkalon veset e së më parshmes. Por edhe futja e një mendësie të meritave familjare, siç ndodh me vajzën e Azem Hajdarit. Apo djalin e Fahrisë. Një keqardhje demokrate, për krahasimin. Pasi demokracia e vertetë, ngrehu plaçkat, kusi e tenxhere. Tek porta po pret e ndezur ajo skoda e vjetër, makina e socializmit. E cila çonte familjet ”rebele” në internim.
Kush ka memorie i kujton këto pamje fare mire. Dhe e shikon qartë se sa e ashpër lufta e klasave.
Ajo që është keqardhje, është fakti i një dhune të hapur karshi mendimit ndryshe. Në Shqipëri tashmë është bërë kulturomani varja në litar e mendimit ndryshe. O bëj si them unë, o ik. Aq sa kur flitet për rinimin e listave, I bie të qeshim me veten sapo shohim emrin e Sali Berishës. Rinisë shekullore shqiptare.
Për Jozefina Topallin nuk më vjen aspak keq. Një model kontravers midis pamjes dhe mllefit politik. Një luftetare klasash që përdori pushtetin. Një epokë e mbyllur. Dhe dhëntë Zoti mos paçim përvoja të tilla. Por kur bëhet fjalë për emra si Majlinda Bregu përshembull. Apo Astrit Patozi, që në një fare mënyre i kishin paraprirë marrëveshjes së madhe. Eshtë pikërisht ajo, varja në litar e mendimit ndryshe.
Të mendosh se vendin e këtyre, këtij sharmi demokrat ia jep çunit të Fahrisë. Apo aleancës me klanin e Zemunit. Medisë e Dules, Shehit etj. Demokracia ka vdekur një here e përgjithmonë. Rroftë Saliu dhe Fahria, poshtë Shqipëria dhe demokracia.
Nga ana tjetër më vjen keq që, se sa pak burra si ky Genc Ruli, që hapi krahu…, ka Shqipëria ime. Në një kapërcyell elektoral, në një kapërcyll që po afron gjysmës shekullore, ndodh që vetëm një njeri të hapi publikisht krahun. Të tjerët grinden e qaraviten sikur të kenë lindur vetëm për deputet.
Nuk është reformim, por një vajmedet i sojit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post