Nga Mero Baze
Nuk kam ndërmend të qortoj Lulzim Bashën, për ata që ka zbuar nga PD, edhe pse në shumicë I kam miq. Njeriu I zgjedh vet ata me të cilët dëshiron të punoj, edhe pse Partia Demokratike është një parti e madhe, e cila qeveriset me regulla dhe jo me huqe. Por për të kuptuar nëse vlen ajo që ka bërë Lulzim Basha duhet të shikojmë, ata që ka marrë dhe ata që kanë mbetur në PD. Mendoj se kjo është dhe kategoria më e keqe.
Ata që duan të mbrojnë Lulzim Bashën thonë bëri mirë që hoqi Jozefina Topallin dhe disa njerëz të rrethit të saj, pasi ishin dorë e vjetër në PD, por nuk dinë të thonë, përse në listë fjala vjen është rikthyer Tritan Shehu. Tritan Shehu ka qenë I vjetër për shqiptarët dhe më 1997 kur e zbuan nga politika me preshë në b..dhe qenka bërë I ri më 2017. Shpjegim, nuk janë as idetë e tij, as profili i tij politik tërësisht I neveritshëm, por fakti që ka e ka blerë atë vend.
Astrit Patozi që ka drejtuar tetë vite Qarkun e Vlorës, nuk e njifte sot në mëngjes të parin e listës së Vlorës. Nuk kish ku ta njihte. Siç u mësua pak më vonë, ishte dikush që kishte shitur biznesin dhe kishte blerë vendin e parë në listë.Është ajo çfarë Basha di të bëj duke e tratuar listën e deputetëve, si listën e lejeve të Bashkisë. Me lek!
Për Eduard Selamin, Partia Demokratike, ka konsumuar më shumë energji për ta rikthyer në PD, pas asaj që i ndodhi më 1995, se sa për ta bërë politikan. Prej vitit 1998, unë së paku personalisht, deri më 2005, kam qenë disa herë ndërmjetës mes tij dhe Sali Berishës, për ti mbushur mendjen të kthehej në atdhe. Erdhi më në fund më 2013, dhe u zbua më 2017, pasi mbrojti qëndrimet e SHBA për Reformën në Drejtësi dhe bojkotin e zgjedhjeve. Nëse dikush e quan të vjetër se ka qenë dikur kryetar I Partisë Demokratike, duhet të më thonë me çfarë arsyetimi janë në listë dy kryetarë të tjerë të PD, Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Biles nëse ka njeri që ka një biografi politike të pastër, është Selami, pasi si kryetar PD, ka qenë në kohën më të mirë të PD, kur ajo ishte partia më e mbështetur nga Perëndimi në gjithë Evropën Lindore, dhe ka ikur kur Berisha u prish me SHBA.
Berisha dhe Shehu ishin në kryë të PD, kur kjo parti vrau, kur vodhi edhe kur I vuri zjarrin Shqipërisë.
Prania e Berishës në listë mbyll çdo debat për të vjetërit që duhet të hiqen nga PD. Nuk po hiqen të vjetrit. Po hiqet cdo kush që nuk I pëlqen më Berishës nga të vjetrit. Ai po blen paqen brenda PD, me milionat që ka bërë nga pushteti.
Majlinda Bregu mund të largohet nga parlamenti, qoftë dhe me arsyetimin meskinë se I bën hije Lulzim Bashës, duke zgjedhru mes tij dhe Brukselit, Brukselin. Pra si një deputete jo luajale. Por kush mund të më thotë çfarë kuptimi ka në krye të listës së Korçës Valentina Duka, një bibë klasike mediokre, që e ka goditur PD në ditët e saj më të këqija, (I keni artikujt e saj tek ZP.) dhe I është bashkuar Genc Pollos për ti vjedhru PD dhe siglën dhe vulën. Si kjo qenka tradhëtare e mirë se është e vjetër dhe stazhionuar q ënga koha e Paskal Milos në fakultet, dhe Bregu qenka tradhëtare e re e padurueshme. Shpjegimi është se zonja në fjalë ka blerë atë vend.
Dhe për të ardhur tek shtypi dhe njerzit që mbështetën Bashën në publik, mund të themi se shumë prej trye sakrifikuan nga personaliteti I tyre. Pati gazetarë të njohur që I besuan çadrës dhe filluan të flasin për një Republikë të re. Pati pasha të rënda të shtypit që edhe për shkak të inateve personale me Edi Ramën I dolën në krah Lulzim Bashës brenda në çadër. Pati pedagogë , publicist, shkrimtarë, peotë dhe historian, që shkuan në çadër për dhjetra arsye, që ndoshta nuk lidheshin me vlerat e Lulzim Bashës .
Dhe ai të gjithë këta, zgjodhi ti përfaqësoj me Fari Balliun. Biles dhe atij, I ka bërë shërbim të keq, se në vend të vendoste vet Fariun, I ka keqpërdorur djalin, I cili nuk përfaqëson dot as drejtshkrimin e gazetës 55. Shpjegmi është se dhe ai e ka blerë atë vend.
Pr aidjea nuk është kë ka hequr Lulzim Basha. Të heqësh njerëz nga lista dhe ti zëvendësosh ata me vlera të reja është reformizëm. Por të heqësh vlera e ti zëvndësosh me plehra, është më e pakta pazar batakçinjsh që e kanë politikën biznes. Është e vetmja gjë që mund të thuhet se Lulzim Basha ka bërë me këto lista. PD nuk është parti private. Edhe Sali Berisha që e trajton si pronë private, di ta maskoj proniësinë, duke respektuar historinë e saj. Ajo është parti që ka vrarë dhe është vrarë këto 27 vjetë, dhe ka një peshë të rënd në historinë tonë. Lulzim Basha është një shkumë deti që rri sipër saj, duke peshkuar ç’të mundi, pa pikë mëshire.
Halli I tij real duket se është rizgjedhja në krye të PD, dhe mendon se duke pasur pas vetes, disa humbës besnik, do të dal fitmitarë. Është një listë, që ai mendon se do ta mbroj Lulzim Bashën, nga Partia Demokratike.
Herën e shkuar ai u shpall fitues në një garë të pandershme përball Sokol Olldashit, dhe pas katër vitesh, ka pastruar çdo kënd që ka mbështetur Sokol Olldashin nga partia. Biles në mënyrë simbolike e kë zëvendësuar Sokol Olldashin në listë me Agron Dukën, atë që Olldahsi mundi më 2005, në emër të luftës kundër “Klanit të Zemunit” dhe korrupsionit të Fatos Nanos. Tani po bëhet gati të mbrohet nga hija e Sokol Olldashit që mund ti shfaqet sërisht në Korrik. Rri I qetë Lulzim! Ka vdekur PD, jo vetë Olldashi. Nuk ka kush të ngrihet nga varri! Lugatin e ke në qoshe. TEMA
Diskutime rreth kësaj post