• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026
në Aktualitet, Kryesore, Rajon
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se vajza e tij nuk kishte asnjë lidhje as me lëndë narkotike dhe as me alkool

Trishtim i madh ka përfshirë Kefaloninë pas lajmit për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare e identifikuar si Mirto, e cila u gjet pa ndjenja në sheshin qendror të Argostolit. Ajo u transportua pasi u gjet, duke u dërguar ende gjallë në spital, ku mjekët tentuan reanimimin, por nuk arritën ta shpëtonin.

“Nuk humba vetëm vajzën time, humba gjithë jetën time. Humba engjëllin tim. Vajza ime ra në kurth. Nuk e transportuan, nuk e nxorën jashtë si duhet, e flakën vajzën time”, shprehet ai.

Për ngjarjen janë arrestuar tre persona, me të cilët 19-vjeçarja dyshohet se ishte para incidentit tragjik.

“Humba engjëllin tim”

“Humba gjithë jetën time”, tha babai i vajzës në një intervistë për Mega Tv, duke këmbëngulur se vajza e tij ishte viktimë e një kurthi.

“Nuk humba vajzën time, humba gjithë jetën time. Humba engjëllin tim. Vajza ime ra në kurth. Nuk e transportuan, nuk e nxorën jashtë, e hodhën. Bënë çfarë donin ata persona. Unë e humba vajzën time. Ajo ishte një fëmijë që e rrita me parime. E futën në kurth. Vajza ime nuk kishte lidhje as me drogë, as me alkool. E mori një person që e njihte dhe e kishte shok dhe që kishte ardhur për Pashkë në Kefaloni. Më pas, si është marrë vesh me dy të tjerët dhe shkuan aty ku ndodhi gjithçka. Dyshoj se i hodhën diçka në gotë, por nuk e di çfarë kanë bërë saktësisht”.

Ai shton se vajza fillimisht kishte dalë nga shtëpia për të takuar një shoqen e vet, por më pas situata mori një drejtim që ende nuk është sqaruar plotësisht.

“Vajza ime doli për të shkuar te një shoqe. Më pas ajo shoqe u largua me të dashurin e saj dhe ndodhi kjo që ndodhi. Ende nuk e di saktësisht si dhe pse ndodhi. Vajza ime nuk kishte lidhje me asnjërin nga tre personat. Nuk më kishte thënë se do të qëndronte jashtë. Më tha vetëm se do të dilte me shoqen e saj dhe se mund të ishte edhe një shok i vjetër, por nuk do të vonohej”.

Sipas tij, vajza u gjet në një vend të fshehur dhe jo në rrugë të hapur.

“Një kalimtar e pa vajzën time të hedhur. Nuk ishte në trotuar, por pas një zone pranë një këndi lojërash. E kishin lënë të fshehur aty. Një person më tha se rreth orës pesë pa diçka, ndërsa ishte nisur për një rast tjetër. Gjatë rrugës mori një njoftim të ri për të shkuar në shesh. Kur e morën, sipas shoferit, vajza kishte ende shenja jete”.

Babai, Harallambi, dyshon se të bijën e kanë përdhunues, siç deklaron në TV:

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i transportimit të vajzës në vendin ku u gjet, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve, 19-vjeçarja ishte me tre të rinjtë para se të humbiste ndjenjat. Në një video, njëri prej tyre shihet duke e transportuar, ndërsa dy të tjerët e ndjekin pas.

Hetimet e policisë vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes.

Paraardhëse

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.