Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli ka pasur një debat mjaft të ashpër mbremjen e djeshme në emisionin “Opinion” me ish-deputetin Ervin Salianji.
Vangjeli ka thënë se Salianji bastin e ka në gjykatë, sepse prokuroria mendon që ai është mashtrues, dhe e ka çuar në ndjekje për kallëzim të rremë e fabrikim provash.
“Salianji është ose mashtrues ose budalla që ja kanë hedhur “Babalet”- tha Vangjeli.
Duke cituar audio-përgjimet, gazetari theksoi se “Babale” dhe Alizoti në komunikimin e tyre thonë, “A do na japin ndonjë lekë ata bq…., apo të kthehemi nga ana tjetër”.
“Alizoti me këtë term që personifikojnë një komunitet padrejtësisht të margjinalizuar, kishte parasysh Salianjin e te tjerë si ai në PD”, tha gazetari në debatin e tij të ashpër me ish-deputetin e video- skandalit erotik.
Nuk dihet nëse kjo frazë në dosje u përdor nga analisti, për të treguar dhe prefenca të tjera të zotit Salianji, pasi Vangjeli njihet për ironinë e tij me doza mjaft të forta.
Diskutime rreth kësaj post