Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi ditën e sotme dy përgjime të reja, përsa i përket dosjes “Babale”.Bëhet fjalë për bisedën ndërmjet Fredi Alizotit dhe drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.
Gjatë bisedës përmendet edhe shefi i madh. Sipas Salianjit, shefi i madh është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Ish-deputeti shton më tej, se ish-ministri është ai që e ka stisur këtë histori, për të shpëtuar vëllanë e tij, Agron Xhafaj.
Në komunikimin ndërmjet tyre, Alizoti kërkon që të takohet me shefin e madh. Asokohe Fatmir Xhafaj ndodhej në Kroaci për vizitë zyrtare, prandaj Nushi i ka thënë Alizotit, se shefi nuk ndodhej në Shqipëri.
Më tej ish-deputeti demokrat tha se të gjitha materialet do të depozitohen në prokurori. Fredi Alizoti është cilësuar si dëshmitari i rremë në dosjen “Babale”, pasi sipas Partisë Demokratike është paguar për të bërë zërin e Agron Xhafajt.
Diskutime rreth kësaj post