Të dhënat e fundit Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të katërt te 2018 Zvicra renditet si investitori i parë në Shqipëri.
Stoku i investimeve nga Zvicra në Shqipëri arriti në fund të 2018-n në 1.3 miliardë euro, duke përbërë 17.3% të totalit prej 7.7 miliardë eurosh që kanë investuar shtetet e huaja në Shqipëri që pas viteve ’90, raporton ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Investimet nga Zvicra kanë shënuar një rritje të shpejtë që nga mesi i vitit 2016, që në fakt përkojnë me fillimin e punimeve për gazsjellësin TAP, një projekt prej rreth 1.5 miliardë eurosh, më i madhi historik në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve tona janë një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh. Përveç se Zvicra tashmë është vendi i parë investitor në Shqipëri ajo renditet dhe si vendi i tretë donator në Shqipëri.
Strategjika e Bashkëpunimit për Zhvillimin e Zvicrës me Shqipërinë për periudhën 2018-2021 po ashtu kap shifrën e 106 milionë frangave zvicerane që janë alokuar për forcimin e institucioneve demokratike, infrastrukturë e energji, shëndetësi, pushtet lokal e arsim profesional.
Diskutime rreth kësaj post