Ish-banorja e ‘Big Brother’, Gerta Shino ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Florentin në martesë. Këtë lajm e ka dhënë vetë Shino me postimin e fundit në rrjetet sociale ku ka zgjedhur që ditën e sotme të vishet me të bardha, duke sjellë portretin e një çifti mjaft modern.
“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krah fotos me partnerin e saj.
Kujtojmë se ajo dhe Florenti kanë bashkëjetuar në Norvegji për disa kohë, megjithatë izolimi gjatë ‘Covid-19’ i ndau në dy vende të ndryshme.
Duket se pas kësaj distance, dyshja ka zgjedhur të hedhë një hap edhe më të rëndësishëm në jetën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post