Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas ‘ultiamtumit’ të ambasadores amerikane, Yuri Kim, lidhur me përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë nga partitë politike.
Tabaku shprehet se është krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, i cili sipas saj, deri më sot ka larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post