Sot mund të jetë një ditë e rëndësishme për historinë politike të Shqipërisë. Ilir Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Pasi në Kuvend po zhvillohet seanca, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e LSI-së. Petrit Vasili me ironi shkruan se e do shkarkimin me unanimitet.
“Pupace aman mos na zhgënjeni sot.
E duam shkarkimin me unanimitet.
Pupace jeni që jeni futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetës një vit a dy vjet a pesë vjet.
Si mund të ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresën e vetme për negociatat.
Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë”, – shkruan Petrit Vasili.
Diskutime rreth kësaj post