Ndërsa Parlamenti pritet të votojë sot për raportin e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vijon pa shqetësime axhendën e tij.
Zbardhet kuptimi i fotove që qarkulluan në rrjet ku shihet që disa persona kanë shkuar me një mjet dhe kanë marrë disa valixhe për t’i larguar që aty.
Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur seanca dhe pritet që të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, në zyrat e Kreut të Shtetit kanë nisur lëvizje. Në fotot e mëposhtme shihet që disa persona kanë shkuar me një mjet dhe kanë marrë disa valixhe për t’i larguar që aty.
Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta do të ketë momente festive sot në institucionin që drejton teksa pritet të jetë mikpritës i Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor.
“Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, – bëhet me dije nga Presidenca.
Diskutime rreth kësaj post