Gazetari Genc Burimi tha se ‘Alket Hyseni është një turp, një karikaturë kjo është gjëja e fundit që po kërkohej në këtë kohë në Shqipëri’.
“Shkarkimi i Metës dhe grushti që i jepet Berishës është një vështirësi edhe për PS, prandaj po kërkon ta shpejtoj para shtatorit. Alket Hyseni është një turp, një karikaturë kjo është gjëja e fundit që po kërkohej në këtë kohë në Shqipëri. Këta në PD janë të lezetshëm edhe mbrojnë Berishën edhe Amerikën.
Këtë parti e drejton akoma Berisha dhe ka një forcë të jashtëzakonshme në parti. PD do ti tregoj se bënë gabim që u morën me liderin e PD dhe këto nuk do shkojnë në shtator për të protestuar për zgjedhjet e 25 prillit. Partia demokratike dhe Ilir Meta do i tregojnë Ramës dhe amerikanëve që gabuan me ta. SHBA ka vendosur stabilitet në favor të mazhorancës, Yuri Kim do ketë një bilanc shumë të keq në Shqipëri, ata duhet ta respektojnë demokracinë”, – u shpreh Burimi.
Diskutime rreth kësaj post