Parlamenti miratoi sot me 100 vota pro e 5 kundër marrëveshjen e dakordësuar më 5 qershor përsa i përket reformës zgjedhore. Por për analistin Fitim Zekthi këto ndryshime konsiderohen një “grusht shteti” nga ana e kryeministrit.
Ai shprehet se ky ndryshim do sjellë humbjen e kryeministrit Rama në zgjedhjet e ardhshme teksa tha se dhe vetë kryeministri do të shokohet nga rezultati i thellë.
“Grushti i shtetit mund të ndalohet vetëm nëse ekzistojnë mekanizmat për të frenuar Ramën që janë ose rezistenca e popullit ose presioni i fuqishëm i ndërkombëtarëve. Unë nuk e di nëse do ndiqet ndonjë nga mënyrat. Por PD do të duhet të zgjedhë një nga këto rrugë. PD duhet të dalë dhe të thotë që kjo që thotë Rama nuk ka të bëjë fare me PD, me shqiptarët dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo ka të bëjë me një prerje në besë dhe në një mungesë të plotë korrektësie dhe ndershmërie të Ramës në raport me amerikanët. Ai po e thyen besimin e tyre dhe po e fut vendin në një rrugë pa krye.
Fakti që ai po e bën këtë gjë, kjo nuk ka të bëjë me popullin apo me PD. Bota ka njohur grushte shteti të ndryshme. Këto lëvizje politike janë të njohura por fundi i tyre është i dhimbshëm. Fundi i njerëzve që bëjnë grushte shteti është i dhimbshëm. Diskutimet tek janë shumë të pista e hileqare. Këtu bëhen bisedimet për të gjetur mënyra të ndryshme për tja “futur” kundërshtarit. Të gjithë njerëzit mezi presin që të shkojnë në zgjedhje. Nuk ka mbetur njeri që nuk e ka kuptuar ardhjen e PD-së në pushtet. Rama do të pësojë një humbje aq të thellë saqë do të shokohet dhe ai vetë kur ta arrijë. Kur të dalin rezultatet nga kutitë e votimit Rama do të shokohet.” tha Zekthi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post