Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit. Ai shprehet se opozita parlamentare është një shtojcë e Ramës.
Sipas Maliqit, Rama u ka premtuar deputetëve të opozitës parlamentare se do t’i bëjë sërish deputetë, zv. Ministra dhe ambasadorë.
“Vendi ka nevojë për shpërndarjen e parlamentin dhe zgjedhje të reja. Duhet kaluar sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. Opozita parlamente nuk përfiton asgjë nga heqja e koalicioneve. Nuk e di me çfarë janë joshur.
Ka zëra që u ka premtuar se do të jenë në lista për deputetë, disa që do t’i bëjë zv. Ministra dhe disa që do t’i bëjë ambasadorë. Po t’i dëgjosh këtë këta të opozitës së re thonë se Rama e ka të fituar sërish mandatin e 3-të. Të gjithë këta e kishin parë ne TV parlamentin, nuk kanë qenë brenda.”, deklaroi deputeti.
Diskutime rreth kësaj post