Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me miratimin marrëveshjes së 5 qershorit. Basha ka zgjedhur që të mos thotë asgjë vetë por të shpërndarë reagimin e zëdhënëses së Komisionit Europian, Ana Pisonero.
Postimi i Lulzim Bashës:
“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të aritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’I japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cënojë frymen dhe rezultatet e 5 Qershorit,” shkruhej në reagimin e KE-së.
Diskutime rreth kësaj post