Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ ka folur për zërat se mes opozitës ka krisje. Vasili thotë se këto ‘gojë’ nuk janë të liga e as të zgjuara, por të paguara.
Sipas tij, marrëveshja e para pak javëve PD-LSI ishte thjesh simbolike pasi bashkëpunimi ka nisur që në 2017 kur kjo e fundit doli në opozitë.
“Kam disa vite që qesh me këto, nuk janë gojë të liga, por të paguara. Po të ishin të liga e të zgjuara do bënin një analizë. Nuk besoj se ka një aleancë 4-vjeçare që nis nga ditët e para në opozitë. Bashkëpunimi jonë nuk nis me firmosjen, ishte simbolike, ndarje programore. Ka filluar që në 2017, kemi bërë mbledhjet e përbashkëte, u finalizua në 2019. Etapa të një bashkëpunimi, në betejë dhe aksion. Kemi kaluar një betejë në terren nga më intensivet. Në 2017, koherenca është e plotë. Kur kemi dalë në opozitë, pasi konkluduam cilët ishin elementët parimorë, dhe rrezikshmërinë e Ramës pas vjedhejs së zgjedhjeve, sepse si ne dhe PD u vendosëm para saj. E kam deklaruar që në 28 qershor, kur kam thënë që këto janë zgjedhjet më të shëmtuara. Dhashë dorëheqjen ndaj kësaj forme proteste ndaj zgjedhjeve, për asnjë arsye tjetër. Pastaj dosjet e jashtëzakonshme jo se më dhanë të drejtë, por krimi, Policia e Rama. Ka shumë rëndësi. Nuk kërkohen ndjesë për faje të rënda penale, pasi kryeministri rëndon zgjedhjet. Po të jetë interesante mund të bëj dhe koment të shkurtër. Rilindja është shportë e madhe karavidhesh, por nëse objektivi individual i ministrit të brendshëm. Sigurisht, drejtimi politik i është atribuar një njeriu individual, nuk i jep parlamenti, kushetuta jonë, zv/ministrat, i delegon, nëse ka objektiv individual jep dorëheqjen ministri i brendshëm. Edhe Rama madje. Më pas vjen një qeveri tranzitore. PS është parti e turpit, ministri është larguar tani. Këtu bëhet, nuk ka ligj e norma, Kushtetutë, por interes. Ministri o jep dorëheqjen, ose nuk delegon dot. Në vitin 2013, kam qenë zv/kryebashkiak i Tiranës, kandidova në Fier, dhashë dorëheqjen sepse e kisha të pamundur të ndiqja dy angazhimet. Ky shtet ka rënë, kjo është një batërdi, njëri thotë ia jap zv/ministrit. Ne jemi në betejë me ta. Një klimë normale e zgjedhjeve, qeveria tranzitore do ishte e mirë. U hodhën si qentë, ministri i brendshëm o të rrijë në detyrë, o të japë dorëheqjen”, tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post