Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka qenë i ftuar në “Radarin Informativ” ka thënë se PD, në Tiranë do të marrë 20 mandate.
Ish deputeti thotë se në selinë blu, të gjithë kandidatët po punojnë për siglën e PD-së dhe jo për veten.
“Kam thënë votoni numrin 9 dhe kanë votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i 14, është një zonë 100% i sigurt. 20 mandate në Tiranë, e padiskutueshme. Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Ndryshimi është zgjidhja e vetme për këtë vend. Me votën e tyre do sjellin ndryshimin. Është tek numri 9 dhe tek lideri Basha.”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post