Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, ka komentuar situatën politike në vend. Ajo thekson se fushata aktuale në krahasim me fushata e mëparshme është më e varfër. Ajo pohon faktin se partitë nuk po shpenzojnë më para siç bëni dikur nëpër mitingje, por janë fokusuar kryesisht në spote televizive dhe në rrjetet sociale.
“Ka një ndryshim midis kësaj fushate dhe të tjerave. Duket një fushatë disi më e varfër, partitë nuk po shpenzojnë shumë për imazhin siç kanë bërë dikur, me evente dhe tani janë më të përqendruara në spote televizive dhe në rrjetet sociale. Në fakt këto fushata e fundit kanë qenë të tilla, pa shumë shpenzime dhe kjo është gjë e mirë me thënë të drejtën”, tha ajo për Euro News Albania.
Mëhilli theksoi se fushata që po bën Basha ngjason me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku pjesëmarrja e madhe e qytetarëve nxit frymë dhe entuziazëm në elektorat.
Ajo thotë se kryeministri Edi Rama po e përdor tubimin e opozitës, për të sulmuar kreun e saj duke e cilësuar si një kandidat për kryeministër, i cili nuk mban përgjegjësi dhe nuk do t’ia dijë për shëndetit e qytetarëve.
“Fushata e z. Bashës duket po shkon drejt stilit të një fushate të Berishës, me takime masive, të cilat rrisin entuziazmin dhe frymën. Sigurisht se është një fushatë atipike në kohë pandemia dhe z., Rama po e përdor, për të theksuar papërgjegjshmërinë e një kandidati për kryeministri, por nuk po shohim që qeveria nuk po merr asnjë masë, nuk ka as gjoba, as kufizime, pra edhe ai po e përdor”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post