• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kim dhe Soreca: Reforma në drejtësi po ecën përpara, i japim mbështetje KLGJ për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë

20 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Thellohen krisjet mes ndërkombëtarëve dhe presidentit Ilir Meta sa i takon reformës në drejtësi. Kohët e fundit presidenti Meta ka shtuar dozën e sulmeve në adresë të reformës që e votoi edhe vetë në korrikun e vitit 2016, ndërkohë që rezerva ka shfaqur edhe për organet e reja të drejtësisë, siç janë SPAK dhe KLGJ, për të cilat thotë se nuk po punojnë si duhet. Por duket se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigji Soreca, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me kreun e shtetit.

Dje zoti Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa këtë vendim e ka përshëndetur edhe ambasadorja Kim. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet e bindur se reforma në drejtësi po ecën përpara, duke rrëzuar kështu presidentin Meta që mendon të kundërtën. “Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Por në mbështetje të reformës në drejtësi dhe organeve të reja të dala prej saj, siç është Këshilli i Lartë Gjyqësor, ditën e djeshme ka dalë hapur edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Ky i fundit ka reaguar ditën e djeshme në rrjetet sociale, pak pasi presidenti Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Ambasadori Soreca ka përshëndetur emërimin, duke theksuar se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatën e Lartë. Madje, diplomati ka ritheksuar edhe njëherë faktin se Brukseli mbështet fuqishëm KLGJ për plotësimin e Gjykatës së Lartë.

“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në gjykatë. Bashkimi Europian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, shkruan ai.

Pra, deklarata e ambasadores Yuri Kim dhe ambasadorit Luigji Soreca tregojnë hapur se partnerët ndërkombëtarë mbështesin reformën në drejtësi dhe se ata nuk ndajnë të njëjtin mendim se presidenti Meta, që e konsideron reformën në drejtësi të kapur nga kryeministri Edi Rama. Më herët gjatë një interviste në fillim të këtij muaji, ambasadori Soreca u dërgoi një mesazh armiqve të reformës në drejtësi, të cilëve iu kujtoi se ajo është e paprekshme.

“Shpresa ime e sinqertë është që reforma në drejtësi nuk do të preket nga fushata zgjedhore. Sepse për shqiptarët ajo nuk është një çështje ndarëse. 80% e shqiptarëve, sipas sondazhit të fundit të Delegacionit tonë, janë në favor të reformës në drejtësi. Të mos harrojmë se në korrik 2016, 140 parlamentarë votuan për reformën në drejtësi, gjithë spektri politik. Ndaj, është shumë e rëndësishme sipas mendimit tim që fokusi të mbetet te bërja më efikase e reformës në drejtësi, më përmbushëse.

Dhe po shohim disa rezultate interesante. Më lejoni të përmend vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me vetingun, që e bën të qartë që ai është i drejtë, proporcional, dhe e përforcon rëndësinë e tij. Pastaj kemi një hetim shumë të rëndësishëm të kryer nga SPAK, lidhur me këtë grup të organizuar magjistratësh që vepronin në mënyrë të korruptuar. Kjo është shumë e rëndësishme për të treguar konkretisht”, deklaroi Soreca.

Paraardhëse

Meta bën rolin e prokurorit: Po rriten punësimet në administratën shtetërore, qeveria po përdor institucionet për vota

Pasardhëse

PD: Ndihma sociale do të dyfishohet, programi ekonomik do të sjellë më shumë investime të huaja

Pasardhëse

PD: Ndihma sociale do të dyfishohet, programi ekonomik do të sjellë më shumë investime të huaja

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Operacioni i padëgjuar policor, sekuestrohen 10 thasë me flokë njeriu në aeroport

Nga lajme10
28 May, 2023
0

Ekipet e Drejtorisë së Kontrabandës në doganën e Stambollit, kanë realizuar një operacion policor, i padëgjuar më parë, forcat e...

Keisi Medini komenton jetën pas ‘Big Brother Vip’: S’më fton njeri për kafe

28 May, 2023

Rudina Hajdari: Humbja e 14 majit, më e rënda në 32 vite, PD-ja duhet të kuptojë mesazhin e qytetarëve

28 May, 2023

“Boll se le nam”, Nita dhe Bledi Mane përplasen ballë për ballë: Puthu, ledhatohu, martohu (VIDEO)

28 May, 2023

Mohoi shtatzëninë, por dalja e fundit e Xhensila Myrtezajit vërteton të kundërtën?

28 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.