Koordinatorja politike për Tiranën, Albana Vokshi, ditën e djeshme zhvilloi një takim me një familje në Laprakë. Vokshi teksa dëgjoi problematikat e familjarëve u shpreh se shteti i ka braktisur dhe nuk po ofron asnjë mbështetje për ta. Vokshi deklaroi se pas 25 prillit, me PD në krye qeveria do të jetë më e përgjegjshme dhe do të mendojë për njerëzit e për të tëra ato familje që kanë në shtëpi njerëz të sëmurë. Sipas saj ndihma sociale do të dyfishohet dhe fëmijët e sëmurë do të kenë programe të posaçme mbështetjeje.
“Ju qeveria ju ka lënë në baltë dhe nuk ju ofron asnjë mbështetje, asnjë trajtim për fëmijën e sëmurë. Është praktikisht e pamundur t’ia dilni me ilaçet dhe me trajtim mjekësor me 40 mijë lekë. Pas datës 25 prill do të keni një qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit, mendon për ty dhe për të gjithë ata që kanë fëmijët me probleme shëndetësore. Do të merrni ndihmën që ju takon me ligj. Ne do ta dyfishojmë ndihmën sociale. Qeveria do të mbështesë me programe të posaçme fëmijët e sëmurë”, tha Vokshi.
Nga ana tjetër ish-deputetja Jorida Tabaku foli për biznesin dhe politikat fiskale. Ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë aspak qartësi dhe siguri, prandaj dhe sipërmarrje të huaja nuk investojnë në vendin tonë. Tabaku tha se PD do të japë akoma dhe më shumë mbështetje për bizneset dhe mundësi për investimet e huaja. Ajo u shpreh se programi ekonomik i PD do të ndihmojë në hapjen e bizneseve të reja. Sipas saj për të sjellë një ndryshim të vërtetë në vend duhet të ecim në rrugën e integrimit.
“Biznesi i madh kërkon siguri dhe qartësi në politikat fiskale dhe ekonomike. Rama nuk ofron siguri dhe as qartësi. Prandaj sot shumë sipërmarrje të mëdha të huaja nuk investojnë në Shqipëri. Angazhohemi që të ofrojmë më shumë mundësi për bizneset e huaja. Më shumë mundësi për investimet e huaja direkte përmes politikave fiskale që ofrojnë parashikueshmëri. Bashkë me kolegun Flamur Noka në një biznes në zonën e Vorës për të prezantuar planin e PD për ekonominë. Por që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të qëndrojmë dhe të përparojmë në rrugën e sigurt drejt integrimit në BE-së. Shqipëria ka nevojë për ndryshim që më shumë biznese të reja të hapen. Kjo mund të arrijë përmes planit tonë ekonomik për një Shqipëri që Fiton”, tha Tabaku
Diskutime rreth kësaj post