Emily Ratajkowski është një prej modeleve më të njohura dhe më të paguara në botë. Ajo dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një pasuri prej 18 milionë dollarësh.
Deri këtu nuk ka asgjë që përbën lajm. Lajm përbën fakti se modelja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë paguar, qiranë e shtëpisë.Sipas “New York Post” modelja së bashku me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-Mcclard janë në telashe, pasi borxhi i qirasë së tyre ka shkruar në 120 mijë dollarë.
Kujtojmë këtu se çifti u martua në shkurt të 2018-tës dhe jetonin në një papafingo në rrethin e Noho në New York.Ata kanë “shfrytëzuar” një ligj të vjetër i cili i lejon artistët në vështirësi ekonomike, të mos paguajnë qiranë e banesave ku jetojnë.Avokati i bashkëshortit të modeles e ka mbështetur burrin e saj me motivin se ai dëshiron të jetojë përgjithmonë në atë lagje dhe në atë banesë, por sipas pronarit të shtëpisë ata nuk paguajnë qiranë që nga viti 2017 dhe ai ka paraqitur një ankesë ku kërkon lekët e tjera.
E ditur bëhet se bashkëshorti i Emily ka jetuar në atë shtëpi që nga viti 2013, por kontrata për të mos paguar kishte skaduar pas 4 viteve.Megjithatë nuk dihet se si do të shkojë, kjo çështje pasi ekziston një ligj, i cili ndalon dëbimin e artistëve që ndodhen në vështirësi dhe jetojnë në papafingo si ajo e Emily, e cila nuk ka një banesë në pronësi të sajën.
Diskutime rreth kësaj post