Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës.
Sipas tij, nëse publiku italian donte me të vërtetë të dinte çfarë po ndodh në Shqipëri le të niseshin gazetarët italianë dhe ta shikonin nga afër situatën, jo të ngrihej kryeministri e të përpiqej të rregullonte imazhin e Shqipërisë.Analisti gjithashtu i ka konsideruar si “palaço” dy ndër emrat më të njohur të Shqipërisë në Europë, tenorin Saimir Pirgu dhe drejtorin e klubit të Lacios, Igli Taren.
Dy personazhet i kanë dalë në krah kryeministrit Edi Rama dhe kanë kritikuar protestat që po organizohen në Shqipëri, por sipas Lubonjës, ata nuk e kuptojnë situatën reale në vend.Analisti i konsideroi Pirgun dhe Tare palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë, ndonëse në fushat e tyre janë të suksesshëm.Fjalët e Lubonjës:Këta janë fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari. Ne e dimë çfarë ndodh në Greqi, por nuk ka dalë ndonjë figurë publike greke që thotë na u prish imazhi, por kanë qenë në krah të protestuesve. Këta janë disa palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë”
Diskutime rreth kësaj post