Mbrëmjen e djeshme mamaja e Luanës dhe Marinës, Marie Vjollca festoi ditëlindjen.
Vajzat ishin kujdesur deri në detaje për këtë darkë speciale, që nga lulet e tavolinës e deri tek torta e ditëlindjes, në të cilën ishin vendosur disa nga kujtimet e realizuara ndër vite.
E që kjo ditëlindje të ishte e paharrueshme për të, Maria mori dhuratën e ëndrrave nga vajzat e saj.
Dhe jo dhuratë dosido, por Marina, Luana, dhe Lira i dhuruan mamasë së tyre një makinë “BMW”.
Në videon e publikuar nga Maria në Instagram, tregohet momenti kur ajo emocionohet dhe nuk mban dot lotët, ndërsa në anë të rrugës ndodhet makina e zezë me një fjongo të kuqe sipër.
“Mrekullia, dashuria, jeta ime ju që më uroni me kaq mirësi, dashuri e vlerësim në rrugën time të jetës, përmbledhur në një tortë gjigande në vrapin e rrugëtimit tim dhe me emocion të papërballueshëm! Tani më thoni ndalo vrapin, relaksohu e shijo makinën dhuratën me zemër plot! Faleminderit jetët e mia”, shkruan ajo në postimin e publikuar në Instagram.
Duke parë këtë dhuratë marramendëse, nuk dimë se çfarë duhet të presim vitin tjetër!/News31.al
Video
Diskutime rreth kësaj post