Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, qëndroi për rreth 7 orë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi u mor si i pandehur. Në fund të seancës, ai doli përpara mediave, ku përsërit edhe njëherë pretendimet, se procesi ndaj tij ka qenë i montuar.
Në lidhje me deklaratat e Tahirit, ka reaguar ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, i cili u largua nga Shqipëria pas plasjes së skandalit.
Ky i fundit e ka quajtur Tahirin kampion, i cili tall menderen me shtetin dhe ligjin. Më tej Zagani tha se ky është shou i radhës i Tahirit, i mbështetur në drejtësinë e vetuar alla rilindase. Më tej ish-oficeri i policisë shtoi se ligjin në Shqipëri e bën Maliqi dhe kush guxon të prektë trafikantët duhet të gjej vend e të futet.
Zagani shkruan:
“Kampion je vertet..por se pse te thahet goja dhe nuk te rrjedhin me fjalet si bilbil ashtu si dikure ,kete spo e kuptoj…! Drejtesi e vetuar alla rilindase,trafikanti ben shoun e radhes ne media,ndersa kush guxon dhe prek trafikun e trafikantet te gjej vend se zhdrejtesia te ben cdo gje qe nuk e parashikon ligji, kjo se ligjin e ben lider maliqi…! Gjithesesi kampion e meriton se askush me akuzen tende nuk tall menderen me shtetin dhe ligjin ashtu si ti dhe per kete ke merita“, përfundoi Zagani.
Diskutime rreth kësaj post