Ndryshimet në qeveri janë finalizuar ditën e sotme. Tre drejtorë të Përgjithshëm, ai i Doganave, Tatimeve dhe Hipotekës, janë larguar nga postet e tyre, duke iu bashkuar shumë prej ish-drejtuesve që janë shkarkuar ose lëvizur më parë.
Kështu duket se ministrat e rinj të Edi Ramës, po largojnë nga pozicionet kyçe, të besuarit e ish-ministrave. Pas gjithë këtyre ndryshimeve, bien në sy dy vende që janë shumë të lakmuara, por që nuk janë zëvendësuar nga asnjë nga ministrat e rinj.
Ardian Çela, i emëruar në 1 dhjetor 2014, e ka kaluar një mandat 4-vjeçar në krye të Korporatës më të madhe shqiptare, por mbetet i paprekshëm. E dyta, me imunitet të pacënueshëm duket se është Frida Krifca, drejtoresha e AZHBR (Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).
Ndryshimet e para nisën nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinnda Balluku. Në ditët e para të detyrës ajo largoi drejtuesit e institucioneve nën varësi, të cilët ishin emëruar nga Damian Gjiknuri.
Shkarkimi i 3 drejtorëve sot, kompletoi zëvendësimin e drejtorëve më të rëndësishëm, që pasuan ndryshimet në qeveri. Të njëjtën gjë si Balluku bëri edhe Ministrja e Financave e cila nisi spastrimin e heshtur të njerëzve të besuar të Ahmetajt brenda Ministrisë.
Ditën e sotme qeveria ka shkarkuar drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Belinda Ikonomi dhe në vendin e saj mësohet se është emëruar Arlind Gjokutaj, i cili deri më sot ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Mësohet se Ikonomi është emëruar si zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave. Arlind Gjokuta, drejtori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.
I fundit në rradhë për të lëvizur ishte Valdrin Pjetri, drejtor i Hipotekës, që pas shkrirjes së institucionit të tij me ALUIZN-in, dhe emërimin në krye të Kadastrës të Artan Lames, u çua si prefekt në Shkodër.
Pas këtyre ndryshimeve, bien në sy 2 vende të lakmuara, që çuditërisht nuk janë prekur nga ministrat e rinj.
Ardian Çela, i emëruar në 1 dhjetor 2014, e ka kaluar një mandate 4-vjeçar në krye të Korporatës më të madhe shqiptare, por mbetet i paprekshëm. U përfol si kandidat për Bashkinë e Durrësit, por mesa duket, u tërhoq vet për të mbajtur OSHEE.
Lidhja e tij me Vangjush Dakon dhe direkt me kryeministrin, duket se i kanë dhënë imunitet ndaj gjithë ministrave.
E dyta, me imunitet të pacënueshëm duket se është Frida Krifca, drejtoresha e AZHBR. Madje Krifca u përfol për shkarkim pas denoncimit të një biznesmeni, por ndërhyrja e një tjetër biznesmeni, akoma më të madh dhe me lidhje të forta politike, e mbajti në detyrë.
Madje zëra nga ministria thonë se Krifca përfaqëson aty “trustin” e luleshtrydheve, duke iu referuar biznesmenit që e mbajti në detyrë.
Këto 2 raste tregojnë se ndryshimet në drejtoritë e rëndësishme nuk kanë parasysh rezultatet, por mbështetjen politike dhe ekonomike dhe sigurisht,dëshirën e ministrave të rinj për të marrë në kontroll buxhetet e mëdha që kalojnë nga drejtorët.
Diskutime rreth kësaj post