Mineko Rrapa jeton në fshatin Rrapaj, i cili ndodhet afër Memaliajt. Ajo është plot 112 vjeç.Nënë Minekoja ka lindur në vitin 1906. Ajo ishte një vajzë e vogël, kur nisi Lufta e Parë Botërore. Kurse Lufta e Dytë Botërore e gjeti me 6 fëmijë.
Në një intervistë për Top Channel, ajo ka thënë: Kisha një palë syze, por i hodha se më bënë më keq. Kam punuar në kooperativë. Shkoj për votime. Jeta është e bukur, por nuk jemi ne. Babai më la kur isha 6 muajshe, nëna kur isha 5 vjeç. U rrita jetime. Pi një kafe në mëngjes dhe në darkë ha çfarë të ketë bërë nusja.”Gruaja 112-vjeçare ka 18 nipër dhe mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa.
Në shtëpinë ku ajo jeton ka pjesëtarë të gjitha gjeneratave, më e vogla është Eleonora, e cila është dy vjeçe.Nënë Minekoja merr një pension kooperative prej 56 mijë lekësh të vjetra që nuk i mjaftojnë për morinë e sëmundjeve nga të cilat vuan.
Video:
Diskutime rreth kësaj post