Vendi i fundit të tabelën e klasifikimit dhe mbi të gjitha humbja e rëndë kundër Kukësit i ka kushtuar stolin trajnerin Julian Ahmataj. Në Korçë tifozët dhe i gjithë ambienti kërkonin një reagim nga ekipi, për ti dhënë skuadrës impulse të reja, Ahmataj dhe drejtuesit e klubit kanë gjetur mirëkuptimin për të mbyllur me konsensus marrëveshjen ndërmjet tyre. Me anë të një njoftimi për mediat klubi i Skënderbeut ka falënderuar trajnerin për bashkëpunimin që patën që nga fillimi i sezonit:
Postimi i KF Skënderbeu:
“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!
Me Respekt,”-shkruan KF Skënderbeu
Diskutime rreth kësaj post