Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar deeklaratën e kryeministrit Edi Rama, që u shpreh se Shqipëria mund të orientohet drejt tregjeve të Lindjes.
Spahiu thekson se deklarata është një gafë e madhe e Ramës, kurse shton se ka kohë që kryeministri flet përçart e se më 25 prill, opozita e bashkuar do nisë kurën për kreun e qeverisë aktuale.
Postimi i Përparim Spahiu:
“Nuk presim BE, do orientohemi në tregjet e Lindjes për eksport”.
Thagmën e rradhës e nxorri kryeministri nga goja në Korçë.
Sa shumë gafa në kaq pak fjalë!
E para, nuk “presim” neve BE. BE është aty, ne duhet të plotësojmë kushtet dhe të meritojmë anëtarësimin. Ndaj, nuk “presim” ne BE. E kundërta. BE na pret neve.
E dyta, do orientohemi “në Lindje”. Haha. A thua ka frikë BE se Shqipëria e Sulltanit do orientohet drejt lindjes? Po ku kanë shqiptarët projekt tjetër përveç Europës? Nuk kanë. Ku do integrohen, në Azi?
E treta, nuk presim BE, do “eksportojmë në Lindje”.
Thua e përmbytëm Europën me eksportet tona dhe tani do ja heqim racionin dhe do ja japim Erdoganit. Dhe Turqia dhe Dubai mezi po presin eksportet tona.
Maksimumi që kjo qeveri mund të eksportojë janë luksi dhe babëzia e ministrave të vet.
Ka kohë që KM po flet përçart. Nuk ka asgjë të keqe kur dikush flet përçart, e keqja është se ai sot përfaqëson qeverinë e Shqipërisë.
Jo edhe për shumë kohë. Më 25 prill, nisim kurën edhe për të.
#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post