Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata tashmë e kanë bërë publike lidhje e tyre të dashurisë dhe ndajnë vazhdimisht momente nga jeta e tyre private në rrjetet sociale.
Së fundmi Dojna ka postuar në Instagram disa video, në të cilat shihet duke kënduar këngët më të njohura të Vlashentit. Këtë moment të dy ata e kanë shijuar në maksimum, pasi shfaqen duke qeshur me të madhe me njëri-tjetrin.
Dojna ka treguar me shaka se Vlashenti e ka detyruar të mësojë këngë shkodrane, sepse përndryshe nuk do i propozojë kurrë.
“Më ka thënë që nëse nuk mësoj këngët shkodrane nuk ma sjell diamantin”, ka shkruar moderatorja.
Më pas ajo ka publikuar një video tjetër, në të cilën shfaqet duke mësuar me Vlashentin si të flas me theks shkodran. Edhe këtë provë ajo e ka kaluar me sukses dhe ka dëshmuar se është gati të shkojë nuse në Shkodër.
Dojna ka rrëfyer më herët se ajo dhe Vlashentin kanë 3 vite bashkë dhe se për asnjë moment nuk janë fshehur, sepse në rrugët e Tiranës janë shfaqur gjithmonë bashkë si çift.
“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person, nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë.”
Diskutime rreth kësaj post