Moderatori i njohur Blendi Fevziu është vënë në siklet nga gazetari Armand Shkullaku. Teksa po diskutonin në studion e “Opinion” për pritshmëritë nga zgjedhjet, Shkullaku foli për punën e bërë në Bashkinë e Tiranë.
Ai e cilësoi si skandaloz mbulimin e kullës së Sahatit nga ndërtesat, duke shtuar se Fevziu ishte i “apasionuar” pas kulturës.
Pjesë nga emisioni:
Shkullaku: Qytetarët e Tiranës po t’i pyesësh thonë më mirë mos të kishte punuar si Luli se kështu… Se Fevziu është edhe dashnor i…
Blendi Fevziu: I kujt jam?
Shkullaku: I trashëgimisë kulturore. Dhe i keni mbuluar sahatin.
Blendi Fevziu: Thashë se po më nxjerr ndonjë gjë.
Diskutime rreth kësaj post