Ilir Meta nga konferenca e jashtëzakonshme që po mban me gazetarët u shpreh se bashkëpunimi i Presidentit dhe qeverisë ka funksionuar, duke treguar shembullin në ndryshimin e Kodit Penal. Por ky bashkëpunim mes qeverisë dhe Presidentit, sipas tij u prish kur në orën 2 të mëngjesit qeveria tregoi se prioritet ka babëzinë dhe jo pandeminë.
Më tej Metau shpreh se qeveria nuk ka treguar aspak seriozitet në luftën me pandeminë dhe e gjithë barra është duke i rënë mjekëve të cilët janë goditur më rëndë nga situata. Për shkak të largimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit mjekët që ndodhet aktualisht në Shqipëri janë duke u përballur me një vështirësi të madhe pasi kanë një barrë akoma më të madhe.
“Si president kam bërë çdo gjë dhe do të bëjë çdo gjë për ndihmuar qeverinë që të administrojë më së miri këtë situatë. Në çdo hap kam shprehur dhe rezervat e mia, ju e mbani mend mbështetjen e kodit penal, unë përsëri bashkëpunova me qeverinë. Konsensusi për bashkëpunimin me qeverinë u prish në orën 2 të mëngjesit kur shembën teatrin kombëtar duke treguar se prioritet ishte babëzia dhe jo pandemia.
Në mënyrë të vazhdueshme kemi përmendur se ka vetëm improvizime dhe asgjë serioze përveç angazhimit të mjekëve i cili është goditur rëndë për shkak të pandemisë. Për shkak të largimit të mjekëve dhe të infermierëve e ka të vështirë përballimin e kësaj situate. Gjithmonë i kam ngritur këto probleme, u bë gati një vit që i them. Nuk ka prioritet, tunele imagjinare mund të presin, koncesione imagjinare të cilat vetëm rritin problemet për shqiptarët. Këto kërkojnë vetëm organizim.
A u paralajmëruan për borën, vetë instituti paralajmëroi 5 ditë para dhe e pamë vet se kush ishte niveli i gatishmërisë dhe aeroporti 3 vijë kilometër vijë ajrore nga deti u bllokua. Kur paralajmërohet me ditë përpara duhet të kishin marrë borë pastrueses, nuk mund të bëhet kështu. Ftojë të gjithë gazetarët dhe mediat të përmbushin misionin e tyre dhe të raportojnë me qetësi sepse do të ndihmojë qytetarët dhe do të ndihmojë të reflektojë dhe qeveria.”, – u shpreh Presidenti Meta.
Diskutime rreth kësaj post