Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram ka ironizuar spotin elektoral që publikoi ditën e djeshme Partia Demokratike.
Ekipi i PD-së e ka promovuar Liljana Ramasaçin si shembull dhe rast suksesi për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Paç fatin e Liljanës” – shkruan Rama përkrahë videos së Liljanës Ramasaçit e cila në të vërtetë është larguar nga sistemi i shëndetësisë në Tetor të vitit të shkuar dhe ka hapur një depo farmaceutike.
Sipas Ramës, PD dëshiron përmes programit të saj vetëm që të pasurojë anëtarët e partisë.
VIDEO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post