Kryeministri Rama i ka vënë pseudonim gazetares Fatjona Mejdini në studion e Opinion duke e quajtur virologe. Kjo është hera e dytë që Mejdini është përballë Edi Ramës. Herën e parë, debati ishte përqëndruar në pasojat e pandemisë dhe Mejdini pati një shkëmbim replikash me Ramën, të cilit i vuri përballë ndihmën ekonomike që vendet e rajonit kishin shpërndarë për qytetarët dhe bizneset në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë etj.
Duke folur për preferencat e secilit në studio, Rama tha për gazetaren: “Virologen” nuk e di po kam dyshimet e mia nëse voton Partinë Socialiste”.
Diskutime rreth kësaj post