I ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, ish-deputeti Arben Ristani u shpreh se fakti që Basha përmendi që sapo ka filluar beteja ishte një ofendim.
Për Ristanin humbja e Bashës ishte e paralajmëruar dhe se nuk mund të mbështetej aksioni opozitar vetëm te pakënaqësitë ndaj Ramës.
‘Së fundmi erdhi edhe një humbje e paralajmëruar. Të gjitha rrethanat po t’i analizosh nuk të çonin në fitore. Pakënaqësia ndaj Ramës nuk bën baraz fitore. Pakënaqësia ndaj Ramës duhej shoqëruar me një PD të mirëorganizuar dhe një lider karizmatik dhe një ekip i mirë.’-tha Ristani.
Ristani shtoi se mungesa e këtyre gjërave ishte një ekuacion që nuk funksionojë, pasi nuk mund të mbështetej vetëm te pakënaqësitë te Rama.
Diskutime rreth kësaj post