Emërimi i profesor Mark Markut si drejtues politik i PD-së për qarkun e Lezhës ka ngjallur mjaft reagime. Madje dje kryeministri Rama publikoi edhe një video ironike ku Marku debatonte ashpër me socialistin Musa Ulqini, duke përdorur edhe shprehje pak të rënda si “do të të hedh shishen kokës”.
Nga studio e Real Story, pedagogu iu përgjigj veprimit të Ramës, për të cilën e cilësoi si të pavlerë dhe se Rama bën gjeste të pahijshme me qindra raste.
“Edi Rama ka bërë vetë me qindra gjeste të pahijshme. Jemi njerëz, edhe ndodh të dalim nga vetja. S’do bëja as lëvizjen më të vogël, s’do dilja nga dera e shtëpisë, për një post. Faktet do ta tregojnë që s’kam pasur asnjë qëllim. Do jemi këtu, do jemi bashkë, dhe do ta shohim. Ruhesha shumë të mos thoja gjëra, sepse nuk doja të sulmohej opozita. Kur ishim në qeveri, isha deputet dhe nuk thoja kurrë asgjë. Edhe kur më pyetën për akuzat ndaj opozitës së asaj kohe, thashë janë thjesht akuza. Madje, kur shkova në komision më thanë ‘bravo të qoftë, si e thua atë, kur mund të thoje që ata janë të korruptuar, kriminelë’”, tha Marku.
Diskutime rreth kësaj post