Sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi u shpreh se socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet, dhe brenda korrikut do mblidhet asambleja.
“Unë besoj se jemi akoma herët për këtë fazë, ne si forcë politike kemi akoma detyra të lëna nga Kongresi. Po bëhemi gati për të mbledhur Asamblenë.
Meqënëse ajo mbledhje është konstituive dhe zgjedhore pasi do të zgjedhë 3 nga organet më të rëndësishme të PS, sekretariati i PS, kryesia e PS dhe sekretari i përgjithshëm, duhet ta bëjmë fizikisht. Po përgatisim këtë takim. Pas arritjes së këtij moment do të vazhdojmë me hapa të tjerë të përcaktuara qartë në Kongresin e PS.
Ne dëshirojmë ta bëjmë gjatë muajit korrik, duke parë numrat në rritje të të infektuarve po e shtyjmë dhe po mendojmë brenda muajit korrik ta mbledhim Asamblenë Kombëtare”, shprehet Pëllumbi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post