Gazetari Arian Çani përmes një postimi në Twitter thotë se pas vendimit për rigjykimin e Saimir Tahirit është koha që ish-ministri të tregojë se kush brenda partisë së tij po kërkon ta shkatërrojë.
Çani flet për një provë të fortë që Tahiri e ka depozituar diku dhe shton se është koha që ish-ministri i Brendshëm të flasë ose do të ketë një fund të tmerrshëm.
“Koha që Sajme Tahiri të tregojë kush nga partia e tij kërkon t’i bëjë gropën me patjetër.
Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar provën diku.
Koha urgjent për t’ia thënë dhe publikut.
Nëse nuk e bën, atëherë fundi i tij do të jetë i tmerrshëm”, deklaron Arian Çani.
Diskutime rreth kësaj post