Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shtoi se është pro listave të hapura, por ato nuk mund të bëhen 6-7 muaj parazgjedhjeve.
“Ka më shumë se 2 vite që kam kërkuar lista të hapura. Listat e hapura nuk mund të bëhen 6-7 muaj parazgjedhjeve. Ka debate që nuk mund të bëhen me nxitim, sidomos nga një parlament që nuk është legjitim.
Ka shumë elementë që duhen parë. Loja me listat e hapura nuk është një diskutim që është real dhe për demokratizimin e partive, por është një lojë e stisur nga Edi Rama. Ai nuk i do listat e hapura, por gjasmë për të ndaluar koalicionet. Po mundohet të bëhet pis edhe ky proces nga Rama.
Ky është një debat i tejkaluar dhe vendimmarrjen duhet ta marrin qytetarët, pasi duhet ndërhyrë në kushtetutë dhe kushtetuta nuk mund të bëhet si benevrekët e Edi Ramës që i ndërron sipas zonave e stinëve. Duhet që të jetë një ndërhyrje e mirëmenduar, se listat e hapura kërkojnë edhe balancimi të tjera”, shkruan Salianji për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post