Ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh se kur PD do të jetë në pushtet do ta ndryshojë sistemin zgjedhor ashtu sikurse e duan qytetarët.
Salinaji tha se nuk ka rrugë tjetër veçse rrotacionit politik, ku sipas tij qytetarët me zor po presin që t’i japin dorën e fundit Ramës.
“Kur ne të jemi në qeverisje, do t’i bëjmë të plota ndryshimet në sistemin zgjedhor, ashtu sikurse i duan qytetarët. Ne jemi gati që nesër ta mundim me votë PS-në dhe të sigurojmë rrotacionin paqësor të pushtetit. Qytetarët me zor presin datën që t’i japin dorën e fundit Edi Ramës, sepse ai po mundohet që vetëm t’u japë para oligarkëve.
Kjo qeveri e ka krijuar problematikën me votat duke i vjedhur ato. Hapi i parë është reforma, i dyti është ndëshkimi i krimit elektoral dhe pastaj garantimi i procesit të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përpos rrotacionit politik që vjen vitin tjetër”, tha Salianji për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post