Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në risk shumë të lartë.
Sipas tij cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.
Për Manjanin këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend
Postimi i Ylli Manjanit:
“Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!
Bechetti ishte një dy procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.
Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.
Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…
Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.
Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.
Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.
Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post