Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Sipas informacioneve mësohet se nesër në orën 14:00 do të mblidhet Komisioni për Shkarkimin e Presidentit.
Komisioni hetimor sipas ligjit do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias.
Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente.
Diskutime rreth kësaj post