Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se Parlamenti nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kodin e ri zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta e dërgoi ligjin e shumëdebatuar atje. Lidhur me këtë debat politik ka reaguar avokati Ylli Manjani, i cili shprehet se Rama të drejtë që refuzon Brukselin.
“Për sa kohë që Brukseli dhe Ëashingtoni zyrtar, së bashku me ambasadat e tyre në Tiranë, shohin ende si “legjitim” çyrykparlamentin tonë, pa numrat e duhur sipas Kushtetutës dhe opozitë politike, Edi Rama ka të drejtë të bëjë çfardo ligji t’i dojë trapi!”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Edi Rama ka sot 100% të drejtë që rrefuzon Brukselin Zyrtar.
Për sa kohë që Brukseli dhe Ëashingtoni zyrtar, së bashku me ambasadat e tyre në Tiranë, shohin ende si “legjitim” çyrykparlamentin tonë, pa numrat e duhur sipas Kushtetutës dhe opozitë politike, Edi Rama ka të drejtë të bëjë çfardo ligji t’i dojë trapi!
Vetë i kanë thënë se Parlamentin monist e ka “legjitim”. Është kaq e thjeshtë.
Tjetër gjë pastaj nëse shqiptarët e pranojnë apo jo dhe përsa kohë, këtë standard të drejtimit të qeverisjes së tyre…”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post