Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka komentuar zërat se ish-deputeti Klevis Balliu, i cili sipas një deklarate të bërë nga deputeti Halit Valteri i është bashkuar LSI.
Ish-deputetja ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar, ndërsa ka shtuar se e mirëpresin Balliun në partinë e tyre.
“Jo nuk është diskutuar asgjë e tillë dhe besoj se mbeten vetëm zëra. Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka dhe as si Klevis Balliu. Secili e ka bërë një zgjedhje dhe këto janë thjesht zëra për të krijuar njëlloj amullie brenda opozitës. Më vjen keq që më duhet të jap një përgjigje për një person që se konsideroj fare (për Halit Valterin)”, ka thënë ajo.
Diskutime rreth kësaj post