Avokati dhe ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për uljen e taksave ndaj biznesit të vogël. “Ore ku ishte deri tani ky?! Ka hyrë në vitin e 8-të në krye të qeverisë dhe akoma s’i ka bërë këto që thotë?”, shkruan Manjani. Më tej avokati shton: Ja pra pse smund të rrijë dot njeri gjatë në pushtet se bëhet bajat. Mbytet me rrenat e veta. Edhe kur rrena i ka këmbët e gjata, prap të mbyt…”
Postimi i Manjanit
“Do ulë e do heqë taksa.
Do rrisë rrogat.
Do rrisë pensionet.
Do bëjë rrugë e tunele të reja.
Do bëjë namin….
Ore ku ishte deri tani ky?!
Ka hyrë në vitin e 8-të në krye të qeverisë dhe akoma s’i ka bërë këto që thotë?!
Pse s’i bëri në fillim të këtij viti, ose para 4 muajsh të paktën? Rrogat e mjekëve dhe të paktën indeksimi i pensioneve ishin emergjencë kombëtare.
Tani thotë se do ti bëjë në të ardhmen ato që nuk i bëri këton7+ vite qeverisje!!!
Pra po thotë me gojën e Tij se ska bërë asgjë! Apo po thonë se ju kam rrejtë sa munda?! Apo të dyja bashkë?!
Hahet më kjo rrenë?!
Ja pra pse smund të rrijë dot njeri gjatë në pushtet se bëhet bajat. Mbytet me rrenat e veta. Edhe kur rrena i ka këmbët e gjata, prap të mbyt…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post