Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti tha se hapja e listave është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, për mbarëvajtjen e sistemit.
Përmeti thumboi opozitën dhe u shpreh se merret me lule dhe jo me thelbin e situatës, ndërsa sipas tij maxhoranca është kthyer në një biznes që ndryshon gjërat sipas leverdisë.
“Sigurisht ne kemi votuar për ndyshimit e koalicionit. Unë besoj që hapja e listave është me e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Do të preferoja 10 mandate, por varet nga lloji i sistemit. Do doja që të ishim realisht faktor për të vendosur një balancë dhe pikat tona për të pasur peshë në vendimmarje.
Partia Socialiste është një biznes dhe mbi të gjitha, ishte i pari që i mbështeti listat e hapura, por në fund i ndryshuan gjërat.
Nëse Partia Demokratike merret me lule, por nuk merret me thelbin, që nuk bën asgjë për të ndyshuar sistemin, kjo do të thotë që ka rënë dakort me pozitën. Kjo është e qartë. Ne nga ana tjetër do të punojmë fort për të ndryshuar gjërat”, – deklaroi Përmeti për A2.
Diskutime rreth kësaj post