Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, tashmë deputet i Parlamentit që do të përfaqësojë Dibrën duke marrë një qëndrim kundër largimit të kryedemokratit Lulzim Basha për shkak të humbjes së zgjedhjeve.
Mziu në një postim në rrjetet sociale shkruan se platforma e kreut aktual të PD-së ishte më e mira dhe e duhura për të rrëzuar kryeministrin Rama.
Postimi i Mziut:
“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën“, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post