Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj kryetarëve të degëve të PD që kanë dalë në mbrojtje ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha.
Sipas tij, PD-në nuk mund ta marrin peng disa njerëz të emëruar dhe se PD duhet të drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve.
Reagimi i Kullurit:
“Kryetarët e degëve të PD që kanë dalë me deklarata në mbrojtje të Bashës, me kë janë konsultuar? Me kryesitë apo aktivet e degëve të PDSH?Mendimin dhe vullnetin e kujt përfaqësojnë?
PD është pronë e anëtarësisë dhe shprehje e vullnetit të tyre! Kjo parti nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar por duhet të drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve!”, shkruan Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post