Analisti Kim Mehmeti komentoi në programin e tij Këndi i Kimit në SYRI TV edhe të ashtuquajturën përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit serb, Aleksandër Vulin.
Ai tha se Beogradi po synon që ta bëjë hero Ramën mes shqiptarëve, për ta ndihmuar në fushatë.
“Beogradi, sa herë donte që ndonjë shqiptar ta bënte hero në mes të shqiptarëve, fillonte dhe e shante. Kështu është kjo grindja mes Piktorit dhe Beogradit. Kjo sharje më ngjan se e ka këtë frymë,” tha ai.
Mehmeti tha se të tilla ngjarje me frymë patriotike do të shtohen tani në fushatë.
“Duhet të prisni që Piktori para zgjedhjeve të vizitojë Luginën e Preshevës dhe të ndizet motori zgjedhor.
Më duket se Vuçiçi, vëllai i madh, është duke e ndihmuar vëllain e tij të vogël në Tiranë, duke e shpallur se është shqiptaromadh, duket e ditur se janë zgjedhjet, për t’i dhënë një ndihmë të tillë.
Prandaj prisni edhe të shara edhe më të mëdha të adresuara në adresën e Piktorit,” tha Kim Mehmeti.
Diskutime rreth kësaj post