Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi faktin se progres-raporti i fundit i Komisionit Europian e veçonte Maqedoninë si shtetin që ka përparuar më shumë. Pasi u bënë vite që Shqipëria e mban peng Maqedoninë në rrugën drejt BE, duket se tani udhëtimi do ndahet.
“Maqedoninë do e veçojnë nga Shqipëria në rrugën drejt BE,” tha Mehmeti.
Sipas tij, edhe pse është një shtet multietnik, sërish është më stabël se Shqipëria.
“Bëhet fjalë një shtet dyetnik që ende e vuan këtë problem. Edhe duke e zvarritur këtë problem, sërish është një shtet më stabël se Shqipëria ku zënkat partiake janë më të çuditshme.
Më mirë e kanë ato vende që kanë opozitë të natyrshme, që është përtej asaj politike, që ka të bëjë edhe me etniken,” tha ai.
“Maqedonia përfiton nga rreziku i trilluar shqiptar. Ne shqiptarët e kemi paguar me viktima këtë stabilitet,” theksoi Mehmeti.
“Kurrë Maqedonia nuk ka qenë e rrezikuar nga shqiptarët, por nga shovinizmi maqedonas,” tha Mehmeti.
Sipas tij, merita për ecjen përpara të Maqedonisë ka merita një gjeneratë e re politikanësh.
“Te ne shqiptarët vazhdon logjika se baba nuk ndërrohet nga vendi dhe se njëherë po të jesh kryetar, duhet të jesh gjithmonë kryetar,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post