Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i plagosur me thikë sot në lagjen nr.15 në Spitallë të qytetit të Durrësit.
A.Gj u godit me thikë nga D.L.17 vjeç, banues po në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes dy adoleshentëve. 16-vjeçari mori plagë të rënda në trup, por edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, i mituri nuk mundi të mbijetojë.
Sipas mjekëve, 16-vjeçari kishte marrë një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, D.L, 17-vjeç. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes. Pas krimit, 17-vjeçari ka hedhur thikën në kanal.
Diskutime rreth kësaj post