Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se nisma për shkarkimin e saj është me urdhër partie.
Sipas saj, iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019.
“Këto janë nisma të caktuara me urdhër partie për të ndërhyrë në demokracinë vendore, për të prishur atë që është ndërtuar prej vitesh lidhur me pushtetin vendor. Iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019.
Pjerin Ndreu nuk e pohoi direkt këtë gjë, por në fakt u faktuar kur kërkoi që të mblidhte një anëtarësi që nuk ishte anëtare, për të përfaqësues një padi që nuk ishte e tyre. Ne i jemi drejtuar gjykatës për drejtësi në këtë ras”, tha Ademi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post